7 vajra esencialë për infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Ka një shumëllojshmëri vajrash esencialë të cilët kanë veti antivirale dhe antibakteriale. Sidomos në këtë periudhë virozash, ato janë mëse të nevojshme.

Ja tek janë disa nga vajrat më të mirë për t’ju ndihmuar të kaloni sezonin e ftohjes dhe gripit.

1. Rozmarina

Rozmarina është një bimë e cila ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo ka veti antivirale dhe antibakteriale.

Rozmarina jep më tepër efekt nëse e përzieni me eukaliptus, mente apo limon.

2. Eukaliptusi

Eukaliptusi është përdorur shumë në Australi për të ndihmuar në trajtimin e infeksioneve të sinusit dhe infeksioneve të frymëmarrjes. Ai është një antioksidant me veti të fuqishme antibakteriale dhe antivirale.

Mund ta përzieni me rozmarinë, mente dhe limon.

3. Mentja

Mentja është një bimë dhe vaj esencial tepër i njohur. Aroma e saj është e mprehtë dhe e freskët, dhe një nga përbërësit kryesorë të saj është mentoli. Ajo ka përfitime të shumta shëndetësore, përfshirë këtu edhe ato antivirale.

4. Limoni

Limoni është i njohur për shijen e tij të thartë dhe si vaj esencial, ka shumë përdorime. Përdoret gjerësisht në produktet e bukurisë për shkak të vetive të tij të fuqishme antioksiduese dhe mund të përdoret për të pastruar lëkurën, për ta mbrojtur kundër akneve. Mund të jetë gjithashtu i dobishëm për njerëzit me ftohje dhe për ata që janë ekspozuar ndaj virusit të gripit.

Limoni stimulon sistemin imunitar dhe ka veti antivirale dhe antibakteriale.

5. Kamomili

Kamomili është përdorur shumë për vetitë e tij medicinale ndër vite. Kur përdoret si vaj esencial, ai ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë vetitë antiseptike. Ata me sëmundje shpesh kanë probleme me gjumin, dhe kamomili mund të konsumohet gjithashtu si një çaj bimor për ata që duan të bëjnë një gjumë të mirë.

6. Karafili

Karafili ka përfitime të shumta shëndetësore. Ai njihet pë vetitë e tij antibakteriale dhe është përdorur në Indi dhe Kinë për shekuj me radhë. Një nga përbërësit kryesorë të karafilit është eugenoli, i cili ka veti mpirëse dhe antivirale. Thuhet gjithashtu se ka veti kundër plakjes.

Mund ta përzieni me vaj limoni dhe rozmarinë, për më tepër efekt.

7. Rigoni

Rigoni është një bimë me origjinë nga rajoni i Mesdheut. Është përdorur me shekuj dhe ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë vetitë antibakteriale dhe antivirale.

Përzihet me rozmarinë, eukaliptus apo mente, për të dhënë efektin e dëshiruar.

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja e zakonshme dhe gripi mund ta bëjnë një person të ndihet i lodhur. Shumica e opsioneve të trajtimit fokusohen kryesisht në lehtësimin e simptomave.

Por përdorimi i vajrave esencialë është zgjedhja e duhur që do t’ju sjellë juve dhe të dashurve tuaj lehtësim dhe mirëqenie!