Vaj esencial eukaliptusi 10 ml
- Ka veti antibakteriale dhe mund të parandalojë infeksionin bakterial
- Nxit gjumë më të mirë për shkak të relaksimit të muskujve dhe kyçeve dhe lehtësimit të dhimbjes
- Është i njohur gjithashtu për trajtimin e sëmundjeve të gjoksit dhe të frymëmarrjes – ftohjen, gripin, dhimbjen e fytit, bronkitin dhe pneumoninë
- Ka efekt kundër mushkonjave
1200 L
1080 L
Vaji i eukaliptusit përdoret gjerësisht në kremra, parfume, ilaçe dhe produkte pastrimi. Vaji esencial i eukaliptusit ka cilësi antibakteriale dhe mund të parandalojë infeksionin bakterial. Kur përzihet me vajra bartës dhe aplikohet duke masazhuar, ky vaj nxit gjumë më të mirë për shkak të relaksimit të muskujve dhe kyçeve dhe lehtësimit të dhimbjes.
Është i njohur gjithashtu për trajtimin e sëmundjeve të gjoksit dhe të frymëmarrjes - ftohjen, gripin, dhimbjen e fytit, bronkitin dhe pneumoninë. Ka efekt kundër mushkonjave.
Aromaterapia: Shtoni 4-5 pika në difuzerin tuaj për të mbushur dhomën me këtë aromë të mrekullueshme të natyrës. Disa pika mund të aplikohen në hundë ose jakë për frymëmarrje më të mirë.
Përdorimi Lokal: Shtoni 5 pika vaj eukaliptus në 10 ml vaj bajameje ose shege. Aplikojeni butësisht në zonën e nevojshme derisa të përthithet.
Banjë/Dush: Përzieni 5 pika vaj eukaliptus me 10 ml vaj jojoba ose kokosi dhe derdhni përzierjen në vaskën tuaj për një banjë relaksuese dhe terapeutike.









