Vaji i rozmarinës dhe përfitimet e tij…

Vaji i rozmarinës dhe përfitimet e tij…

Çfarë është vaji i rozmarinës?

Rozmarina, emri latin i së cilës është Rosmarinus Officinalis, është një bimë me gjethe të holla dhe lule lejla. Ajo rritet zakonisht në Mesdhe dhe vendet përreth tij.

Rozmarina mund të përdoret në shumë fusha dhe forma të ndryshme, nga industria ushqimore e deri në industrinë e bukurisë.

Përfitimet e vajit të rozmarinës

  1. Vaji i rozmarinës ka veti antibakteriale.
  2. Është antioksidant dhe antimikrobik.
  3. Përdoret për trajtimin e dhimbjeve të tilla si: dhimbje koke dhe dhimbje reumatizmale.
  4. Është i mirë për harresën dhe lodhjen.
  5. Ndihmon që lëkura juaj të duket më e gjallë dhe e ndritshme.
  6. Ka një efekt shërues në plagët e lëkurës.
  7. Ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.
  8. Përdoret në inflamacionet e tubit bronkial dhe të fytit si edhe çrregullimet e sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht në astmë.

Si dhe ku përdoret ky vaj?

Rozmarina përdoret në forma të ndryshme. Rozmarina e tharë zë vendin e saj në raftin e erëzave. Ajo preferohet të përdoret për ushqim për shkak të aromës së saj. Konsumohet edhe si një lloj çaji për shkak të shijes dhe dobive që ka.

Rozmarina, nga ana tjetër, njihet për aromën e saj dhe përdoret si xhel dhe sapun falë veçorive antibakteriale. Ju mund të hidhni disa pika vaj rozmarine në zonën e nevojshme të trupit tuaj dhe t’i shpërndani ato duke masazhuar.

Përveç shumë veçorive të vajit të rozmarinës, një ndër më të njohurat është qetësia dhe relaksi që sjell, duke e bërë kështu shumë të përdorshëm në përzierjet e aromaterapisë.