Vaji i kokosit dhe përfitimet e tij

Vaji i kokosit dhe përfitimet e tij

Shumë njerëz e përdorin vajin e kokosit për përfitimet e tij shëndetësore, duke përfshirë vetitë antimikrobike dhe antioksidante, përmirësimin e lëkurës dhe shëndetit oral.

Ja tek janë disa nga përfitimet më kryesore të tij:

1. Ndihmon në humbjen e peshës

Vaji i kokosit përmban një lloj yndyre të ngopur të quajtur MCT.

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i kësaj yndyre, mund të rrisë numrin e kalorive që digjni dhe rrjedhimisht të stimulojë humbjen e peshës.

2. Burim i mirë energjie

MCT-të e pranishme në këtë vaj kanë edhe veti të tjera. Ato shërbejnë si një burim i mirë energjie, duke bërë që trupi juaj t’i absorbojë dhe t’i përdorë më shpejt se llojet e tjera të yndyrave të ngopura.

3. Përmirëson lëkurën

Vaji i kokosit ka shumë përdorime që kanë pak të bëjnë me të ngrënit. Shumë njerëz e përdorin atë për qëllime kozmetike për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës së tyre.

Studimet tregojnë se vaji i kokosit mund të rrisë përmbajtjen e lagështisë së lëkurës së thatë. Mund të përmirësojë gjithashtu funksionin e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin e humbjes së tepërt të ujit dhe duke ju mbrojtur nga faktorët e jashtëm, si agjentët infektivë, kimikatet dhe alergjenët.

4. Mbron flokët

Vaji i kokosit gjithashtu mund të mbrojë kundër dëmtimit të flokëve.

Duke qenë se vaji i kokosit depërton thellë fijet e flokëve, i bën ato më fleksibël dhe rrit forcën e tyre për të parandaluar thyerjen e tyre.

5. Përmirëson shëndetin oral

Një studim i vitit 2020 zbuloi se përdorimi i vajit të kokosit si një shpëlarës goje përmirëson higjienën orale.

Tërheqja e vajit përfshin hedhjen e vajit të kokosit në gojë si një shpëlarje goje. Kështu mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e baktereve të dëmshme në gojë.

Kjo mendohet të jetë për shkak të vetive antibakteriale të acidit laurik, që është prezent tek ky vaj.

Vaji i kokosit ka një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj, si kur e shtoni atë në dietën tuaj, ashtu edhe kur e përdorni për qëllime kozmetike!