Propolisi dhe përfitimet e tij

Propolisi është një substancë e cila përdoret nga bletët për të mbyllur hapësirat dhe për të siguruar higjienën e kosheres. Është elementi kryesor për të siguruar që brendësia e kosheres është plotësisht e mbrojtur.

Gjithashtu, propolisi njihet edhe për veti antimikrobike, të cilat parandalojnë bakteret dhe organizmat e ngjashëm të hyjnë në zgjua.

Nga ana tjetër propolisi përdoret gjerësisht edhe për shkak të vetive të tij medicinale. Mijëra vjet më parë, qytetërimet e lashta e përdornin për të shëruar sëmundje të ndryshme.

Cilat janë përfitimet e tij?

Janë kryer shumë studime shkencore mbi efektin e propolisit në baktere të ndryshme, kërpudha, viruse dhe mikroorganizma të tjerë.

Substancat më të rëndësishme që ofrojnë këtë efekt dhe që gjenden në propolis janë kuercetina, acidi kafeik dhe diterpenoidi. Esteret e acidit kafeik janë identifikuar që frenojnë kimikisht formimin e tumorit. Për këtë arsye mund të themi se :

  • Propolisi parandalon kancerin.
  • Forcon sistemin imunitar.
  • Forcon kapilarët.
  • Ka një efekt mbrojtës në zemër duke ulur peroksidimin e lipideve në indet vaskulare.

Si përdoret?

Propolisi i lëngshëm mund të përdoret duke hedhur pika direkt në gojë ose duke e hedhur në ujë. Tabletat dhe kapsulat e propolisit mund të konsumohen me ushqim si suplement me shumë ujë.

Ndërsa përzierjet e mjaltit që përmbajnë propolis mund të konsumohen duke i përzier para përdorimit.