Trupi juaj e përdor vitaminën E për qëllime të shumta, duke përfshirë mbrojtjen nga stresi oksidativ dhe mbështetjen e sistemit tuaj imunitar. Ju mund ta merrni vitaminën E nga ushqimet dhe suplementet dietike.
Ja tek janë disa nga përfitimet kryesore të saj:
1. Redukton stresin oksidativ.
Stresi oksidativ është një gjendje që ndodh kur ka një çekuilibër midis mbrojtjeve antioksiduese të trupit tuaj dhe prodhimit të komponimeve të quajtura specie reaktive të oksigjenit. Kjo mund të çojë në dëmtim qelizor dhe rritje të rrezikut të sëmundjes.
Për shkak se vitamina E vepron si një antioksidant i fuqishëm në trup, studimet kanë treguar se plotësimi me doza të larta të saj mund të reduktojë shënuesit e stresit oksidativ dhe të rrisë mbrojtjen antioksiduese.
2. Redukton faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Të paturit presion të lartë të gjakut dhe nivele të larta të lipideve si kolesteroli LDL, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Studimet tregojnë se suplementet e vitaminës E mund të ndihmojnë në reduktimin e faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës në disa njerëz.
3. Ndihmon në menaxhimin e dismenorresë.
Dismenorrea është një gjendje e karakterizuar nga dhimbje të forta dhe të shpeshta menstruale, të tilla si ngërçe dhe dhimbje të legenit.
Studiuesit thonë se suplementet e vitaminës E mund të zvogëlojnë dhimbjen tek gratë me këtë problematikë.
4. Përmirëson lëkurën.
Suplementet e vitaminës E mund të jenë të dobishme për ata me probleme të caktuara të lëkurës, të tilla si ekzema.
5. Përmirëson mushkërinë.
Studimet kanë treguar se suplementet e vitaminës E mund të përmirësojnë funksionin e mushkërive dhe disa simptoma të astmës tek fëmijët dhe të rriturit.
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm dhe i nevojshëm për shëndetin imunitar dhe sinjalizimin qelizor në trupin tuaj.
Shumë ushqime përmbajnë vitaminë E, por ju mund ta konsumoni edhe përmes suplementeve dietike.
Nëse po mendoni të shtoni më shumë vitaminë E në dietën tuaj, bisedoni fillimisht me një profesionist të kujdesit shëndetësor.