Përfitimet e vitaminës D për aknet

Përfitimet e vitaminës D për aknet

Vitamina D ka veti antimikrobike dhe anti-inflamatore. Të paturit nivele adekuate të vitaminës D në organizëm mund të ndihmojë në adresimin e simptomave inflamatore të akneve.

Marrja e suplementeve të vitaminës D mund të jetë gjithashtu një mënyrë alternative për trajtimin e akneve të përsëritura që duken tepër të kuqe.

Si ta përdorim

Nëse keni mungesë të vitaminës D, qëndrimi në diell nuk do t’i rregullojë aknet tuaja. Mjekët pajtohen me mendimin se ekspozimi i zgjatur në rrezet e diellit nuk është mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D. Ekspozimi në diell pa përdorur një krem ​​mbrojtës mund të rrisë rrezikun për kancer të lëkurës.

Prandaj, marrja e suplementeve dietike dhe konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë D janë mënyrat më të mira për të rritur nivelet e vitaminës D për të ndihmuar në trajtimin e akneve.

Ka pak ushqime natyrale të pasura me vitaminë D. Produktet e qumështit, si qumështi dhe djathi, janë një burim i shkëlqyer i saj, por në disa studime është gjetur se i përkeqësojnë simptomat e akneve. Njerëzit që nuk konsumojnë qumësht rregullisht janë në një rrezik më të lartë të mungesës së vitaminës D.

Ndërkohë, ju mund ta merrni vitaminën D edhe në formë suplementesh, si psh kapsula.

Nëse keni akne të përsëritura që nuk janë larguar me lloje të tjera trajtimi, ka gjasa të keni mungesë të vitaminës D. Bisedoni me mjekun ose dermatologun tuaj për testimin e gjakut për nivelet e vitaminës D dhe gjeni zgjidhjen e duhur për të shpëtuar një herë e përgjithmonë nga aknet!