Vitamina C dhe kujdesi i lëkurës
E njohur ndryshe si acidi askorbik, vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë që është thelbësore për aspekte të ndryshme të shëndetit, duke përfshirë lëkurën tuaj.
Epiderma e lëkurës – shtresa e sipërme e lëkurës që është e dukshme për syrin e njeriut – përmban nivele të larta të vitaminës C. Prandaj kjo lëndë ushqyese luan një rol kyç në mbrojtjen, shërimin dhe prodhimin e lëkurës së re.
Meqenëse aknet janë një gjendje inflamatore që mund të përkeqësohet nga stresorët mjedisorë, vitamina C luan rol të rëndësishëm në trajtimin e saj.
Si ndikon tek aknet?
Aknet janë një gjendje inflamatore e lëkurës e shkaktuar nga poret e bllokuara. Ato zakonisht lënë shumë njerëz me plagë post-inflamatore dhe dëmtime të lëkurës.
Por, hulumtimet tregojnë se vitamina C mund të trajtojë disa nga këto problematika. Disa nga më kryesoret janë:
- Zvogëlon inflamacionin e lidhur me aknet.
- Redukton shenjat e akneve.
- Redukton hiperpigmentimin e lëkurës.
Burimet e vitaminës C
Shumë fruta dhe perime janë të pasura me vitaminë C, si: specat, luleshtrydhet, domatet, brokoli dhe agrumet.
Për më tepër, suplementet e vitaminës C janë gjerësisht të disponueshme. Prandaj shumica e njerëzve në vendet e zhvilluara plotësojnë nevojat e tyre për vitaminë C përmes dietës dhe suplementeve.
Megjithatë, përpara se të merrni një suplement, duhet të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.


