Lavandula është një bimë mesdhetare. 90% e bimës së saj rritet në Isparta, Turqi. Ajo është një bimë me lule ngjyrë vjollce me gjethe jeshile dhe gri që rriten në zona të larta dhe rurale.
Është përdorur si parfum për shekuj për shkak të aromës së saj.
Duke qenë se është e pasur me vitamina dhe minerale, mund të konsumohet si vaj dhe çaj.
Cilat janë përfitimet e këtij vaji?
- Vaji i lavandulës ndihmon në eliminimin e problemeve të gjumit.
- Ka veti antibakteriale dhe antimykotike.
- Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.
- Vaji i lavandulës është antiseptik.
- Është efektiv në pickimin e insekteve, prerjet, plagët, djegiet, njollat si edhe alergjitë.
- Ndihmon lëkurën tuaj të duket më e shëndetshme dhe më e bukur dhe trupin të relaksohet.
Si ta përdorim?
Ju mund të përdorni vajin e lavandulës duke hedhur disa pika zonën e nevojshme në trup. Për një gjumë më të thellë, hidhni dy pika vaj në jastëk.
Për një efekt qetësues, mund të shtoni disa pika vaj lavandule në ujin tuaj të banjës. Gjithashtu mund të lehtësoni dhimbjet e kokës duke masazhuar butë me dy pika vaj në tëmth dhe pas veshëve tuaj.
Ndërkohë, mund ta përdorni vajin e lavandulës me difuzer, për t’i dhënë një aromë freskie ambientit tuaj.