Përfitimet e vajit të Arganit

Përfitimet e vajit të Arganit

Çfarë është vaji i arganit?

Vaji i arganit prodhohet nga frutat e pemës së arganit dhe përdoret si përbërës kryesor në kuzhina dhe kozmetikë. Pema e Arganit është një bimë mesdhetare, e cila rritet në tokat gëlqerore të Marokut.

Vaji i arganit, i njohur edhe si “ari i lëngshëm”, përdoret kryesisht në kujdesin e flokëve, mjekrës dhe lëkurës.

Ky vaj dallohet nga vajrat e tjerë për shkak të ngjyrës së verdhë të errët dhe strukturës së lëngshme. Ai përthithet shpejt pas aplikimit në lëkurë. Nuk ka aromë të athët.

Cilat janë përfitimet e tij?

  • Riparon flokët e dëmtuar dhe u siguron atyre sasinë e nevojshme të keratinës.
  • Ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e çarjeve të lëkurës.
  • Përdoret si hidratues dhe ka veti kundër plakjes.
  • Është efektiv për trajtimin e akneve.

Si përdoret vaji i arganit?

Vaji i arganit mund të përdoret për të përgatitur maskën e flokëve dhe të aplikohet duke masazhuar flokët dhe lëkurën e kokës.

Ai mund të përdoret veçmas ose i përzier me vajra të tjerë (për shembull vaj kokosi). Ky vaj gjithashtu përdoret duke e shtuar në shampo apo si stilues flokësh pa shpëlarje.

Për sa i përket lëkurës, ju mund ta aplikoni atë duke masazhuar butësisht lëkurën tuaj të pastruar dhe më pas lëreni të përthithet.