Njihuni me vajin e pemës së çajit…

vaji i pemes se cajit

Çfarë është?

Pema e çajit e ka origjinën nga bima vendase australiane, gjinia Melaleuca e cila i përket familjes Myrtaceae. Vaji i pemës së çajit njihet si një agjent antiseptik dhe anti-inflamator dhe përdoret kudo në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Cilat janë përfitimet e këtij vaji?

  • Është i njohur për vetitë e tij antiseptike dhe rinovuese.
  • Ndihmon në parandalimin e akneve dhe formimit të akneve.
  • Ndihmon në parandalimin e formimit të zbokthit në flokë.
  • Përdoret për kujdesin e thonjve.

Si përdoret?

Vaji i pemës së çajit mund të përdoret duke aplikuar një ose dy pika në zonën e nevojshme të trupit, ose gjatë masazhit. Mund ta përdorni edhe duke e përzier me vajra bimorë ose duke e hedhur në kremra për lëkurën.

Ndër të tjera, vaji i pemës së çajit mund të përdoret fare mirë edhe për aromaterapi. Mund të shtoni 4-5 pika në difuzerin tuaj për të mbushur dhomën me aromën e mrekullueshme.