Çrregullimet e ankthit janë shumë të pranishme në shoqërinë tonë, sidomos vitet e fundit. Pjesa më e madhe e njerëzve marrin medikamente për ta trajtuar atë.
Qëllimi themelor i këtij artikulli është të tregojë se si ta përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të lehtësoni simptomat e ankthit, duke ju treguar disa mënyra alternative që duhet t’i keni parasysh në përditshmërinë tuaj!
1. Kufizoni marrjen e kafeinës
Filxhani i kafesë në mëngjes mund t’ju ndihmojë të ngriheni nga shtrati, por pirja e tepërt mund t’ju japë nervozizëm dhe të ulë aftësinë tuaj për të reduktuar ankthin.
Efektet më të zakonshme të kafeinës në lidhje me ankthin përfshijnë:
- nervozizëm
- shqetësim
- hiperaktivitet
- pagjumësi
Gjithashtu, produktet me kafeinë shumë të përqendruar si pijet energjike dhe kafeina pluhur përbëjnë një rrezik nëse nuk maten dhe konsumohen me shumë kujdes.
2. Shmangni alkoolin dhe nikotinën
Disa njerëz përdorin alkool dhe nikotinë për të lehtësuar simptomat e ankthit. Megjithatë, ky lehtësim është vetëm i përkohshëm. Kjo sepse alkooli dhe nikotina mund t’i bëjnë simptomat e ankthit më keq dhe më të shpeshta.
Një studim i vitit 2019 që përfshin adoleshentët tregoi se përdorimi i alkoolit dhe nikotinës ishte i lidhur me raste më të larta të problemeve të shëndetit mendor. Ata që përdornin alkool dhe nikotinë ishin më në ankth se ata që nuk e përdornin.
3. Hani një dietë të ekuilibruar
Studimet tregojnë se qasjet e mëposhtme dietike mund të ndihmojnë në uljen e ankthit:
- Acidet yndyrore omega-3 me burim nga deti ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve dopamine dhe serotoninë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e ankthit.
- Vitamina B, C, magnezi dhe zinku janë të lidhura me reduktimin e ankthit.
- Dietat e ulëta në yndyrna të ngopura dhe të larta në perime dhe fruta të freskëta, të tilla si dietat lakto-vegjetariane, vegane dhe mesdhetare, lidhen me uljen e ankthit.
4. Pini shumë ujë
70% e peshës së trupit është ujë. Uji është përbërësi thelbësor i një trupi dhe mendje të shëndetshme.
Pirja e 6 deri në 8 gota të mëdha me ujë në ditë ndihmon trupin tuaj të funksionojë siç duhet. Kjo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e stresit dhe ankthit, sipas një studimi të vitit 2018.
5. Bëni aktivitet fizik
Ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti fizik sigurisht janë të mira për lehtësimin e stresit.
Ushtrimet kardiovaskulare janë treguar se ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit dhe ankthit dhe përmirësojnë sistemin imunitar.
Studimet thonë se edhe 5 minuta ushtrime aerobike mund të fillojnë të stimulojnë efektet kundër ankthit apo një shëtitje e shpejtë 10-minutëshe mund të sigurojë disa orë lehtësim.
Dukshëm, ka shumë mënyra alternative se si ju mund ta shmangni ankthin. Mjafton të jeni të kujdesshëm dhe të mbani parasysh këshillat e mësipërme.
Sa pak ankth, aq më shumë jetesë e shëndetshme!