7 përfitimet shëndetësore të turmerikut

Shumë studime tregojnë se turmeriku ka përfitime të mëdha për trupin dhe trurin tuaj. Ai është përdorur në Indi për mijëra vjet si një erëz dhe bimë mjekësore.

Shumë nga këto përfitime vijnë nga përbërësi kryesor i tij, kurkumina.

Lexoni më tej për të mësuar se çfarë thotë shkenca për turmerikun dhe përfitimet e tij.

1. Përmban komponime me veti mjekësore

Ka efekte të fuqishme anti-inflamatore dhe është një antioksidant shumë i fuqishëm.

2. Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në botë. Studimet tregojnë se turmeriku mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

Në mënyrë të veçantë, ai ndihmon në përmirësimin e funksionit të endotelit. Mosfunksionimi i endotelit është një nxitës kryesor i sëmundjeve të zemrës.

3. Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se turmeriku mund të kontribuojë në vdekjen e qelizave kancerogjene, redukton angiogjenezën (rritja e enëve të reja të gjakut në tumor) si edhe zvogëlon metastazat (përhapjen e kancerit).


Ekzistojnë gjithashtu prova që mund të parandalojë shfaqjen e kancerit në sistemin tretës.

4. Përdoret për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit

Inflamacioni dhe dëmtimi oksidativ luajnë një rol në sëmundjen e Alzheimerit dhe kurkumina është gjetur të ketë efekte të dobishme tek të dyja.

Për më tepër, studimet tregojnë se ajo mund të ndihmojë në pastrimin e grumbullimit të proteinave të quajtura pllaka amiloide që shkaktohen nga sëmundja.

5. Ndihmon individët me artrit

Në një studim të bërë për njerëzit me osteoartrit, kurkumina doli të ishte efektive në lehtësimin e dhimbjes.

Ndërkohë në një studim tjetër mbi artritin reumatoid, u arrit në përfundimin se ajo ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lidhur me sëmundjen.

6. Përdoret për trajtimin e depresionit

Kurkumina ka përfitime në trajtimin e çrregullimeve të humorit. Efektet e saj pozitive në tru përfshijnë: rritjen e neurotransmetuesve të trurit, serotoninës dhe dopaminës, reduktimin e inflamacionit dhe rritjen e plasticitetit të trurit.

Kjo tregon që bima e turmerikut mund të jetë një antidepresant efektiv.

7. Ngadalëson plakjen

Përbërësi kryesor i turmerikut, kurkumina, shërben jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve por edhe si një suplement kundër plakjes.

Pra dukshëm turmeriku, veçanërisht përbërja e tij më aktive kurkumina, ka shumë përfitime shëndetësore të vërtetuara shkencërisht, të tilla si potenciali për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe për të parandaluar Alzheimerin dhe kancerin.

Është një anti-inflamator dhe antioksidant i fuqishëm. Duke pasur parasysh vetitë e dobishme të tij për shëndetin, do të ishte ide e mirë ta merrni atë në doza të caktuara çdo ditë.