Spirulina është një lloj alge që rritet në ujë të freskët ose të kripur. Ajo përdoret si suplement, në formë tabletash ose pluhuri.
Njerëzit e përdorin atë më së shumti sepse është e pasur me lëndë ushqyese dhe ka veti antioksiduese.
Ja tek janë disa nga përfitimet e saj shëndetësore:
1. Përmban lëndë ushqyese
Spirulina është e pasur me lëndë ushqyese. Ajo përmban: proteina, bakër, hekur, magnez, kalium dhe mangan.
Të pranishme janë gjithashtu edhe acidet yndyrore omega-6 dhe omega-3.
2. Ka veti antioksidante dhe anti-inflamatore
Përbërësi kryesor i spirulinës quhet phycocyanin, i cili është një antioksidant që i jep asaj edhe ngjyrën e saj unike blu. Ai ndihmon në luftimin e stresit oksidativ, duke bllokuar prodhimin e molekulave që nxisin inflamacionin.
3. Ul nivelin e kolesterolit
Studimet tregojnë se spirulina mund të ulë trigliceridet dhe të përmirësojë nivelet e kolesterolit, gjë e cila forcon shëndetin e zemrës.
4. Ul presionin e gjakut
Ajo mund të rrisë prodhimin e oksidit nitrik dhe të ulë nivelet e presionit të gjakut, një faktor kryesor rreziku për shumë sëmundje kronike.
5. Është efektive kundër anemisë
Studimet tregojnë se spirulina mund të përmirësojë aneminë tek gratë shtatzëna, si dhe mungesën e hekurit tek fëmijët.
6. Përmirëson muskujt
Dëmtimi oksidativ, i shkaktuar nga stërvitja, ndikon shumë në lodhjen e muskujve.
Spirulina mund të ndihmojë në parandalimin e saj, sepse ndihmon në përmirësimin e forcës dhe qëndrueshmërisë së muskujve.
7. Rregullon sheqerin në gjak
Disa studime tregojnë se spirulina mund t’u vijë në ndihmë njerëzve me diabet të tipit 2, duke ulur ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak.
Pra dukshëm, spirulina ka një sërë efektesh pozitive në shëndetin tonë. Ajo mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit, të ulë presionin e gjakut dhe të përmirësojë muskujt.


