Falë vetive të tij antioksiduese dhe anti-inflamatore, vaji i susamit mund të përmirësojë zemrën, lëkurën, flokët etj.
Ja tek janë disa nga përfitimet kryesore të tij:
1. Ka veti anti-inflamatore.
Inflamacioni kronik mund të jetë i dëmshëm dhe të çojë në sëmundje, prandaj është e rëndësishme ta kufizoni atë sa më shumë që të jetë e mundur.
Mjekësia tradicionale ka përdorur prej kohësh vajin e susamit për vetitë e tij anti-inflamatore, duke e përdorur atë për të trajtuar inflamacionin e kyçeve, dhimbjet e dhëmbëve dhe gërvishtjet.
2. Përmirëson shëndetin e zemrës.
Studimet tregojnë se vaji i susamit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe madje të ngadalësojë zhvillimin e pllakave në arteriet tuaja.
3. Rregullon sheqerin në gjak.
Vaji i susamit mund të mbështesë rregullimin e sheqerit në gjak, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me diabet.
4. Trajton artritin.
Osteoartriti prek gati 15% të popullsisë dhe është një shkaktar i zakonshëm i dhimbjes së kyçeve. Disa studime kanë gjetur një korrelacion mes vajit të susamit dhe përmirësimit të artritit.
5. Shëron plagët dhe djegiet.
Ndërsa vaji i susamit mund të konsumohet për përfitimet e tij shëndetësore, ai mund të përdoret gjithashtu specifikisht për plagët dhe djegiet.
6. Përmirëson cilësinë e gjumit.
Në një studim të bërë, njerëzit të cilët përdornin vajin e susamit, bënin gjumë më të rehatshëm gjatë natës.
Vaji i susamit është një yndyrë e shëndetshme, falë përmbajtjes së tij antioksiduese dhe vetive anti-inflamatore.
Ju mund të përfitoni nga ky vaj duke e shtuar atë në receta dhe duke e konsumuar si pjesë e një diete të ekuilibruar.