Stresi i ditëve moderne dhe oraret e zgjatura i bëjnë shumë njerëz të kërkojnë mënyra të ndryshme për t’u ndjerë më energjikë dhe vigjilentë.
Ndërsa marrja e gjumit të mjaftueshëm, ngrënia e një diete të pasur me lëndë ushqyese, mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore dhe praktikimi i kujdesit për veten janë faktorët më të rëndësishëm për t’u ndjerë më mirë, disa suplemente, përfshirë ato bimore, kanë treguar se rrisin energjinë dhe proceset tuaja mendore.
Këtu janë 4 bimët më të mira që mund të ndihmojnë në rritjen e vigjilencës dhe niveleve të energjisë, sipas kërkimeve shkencore.
1. Xhinsengu
Xhinsengu është një suplement bimor i njohur për vetitë e tij për rritjen e energjisë. Gjithashtu është treguar se ai stimulon funksionimin e trurit, duke e bërë atë një bimë të kërkuar për përmirësimin e performancës sportive dhe mendore.
Xhinsengu përmban komponime të cilat bëjnë që ai të sjellë efektet e rritjes së performancës fizike dhe të vigjilencës.
2. Sherebela
Hulumtimet tregojnë se sherebela ka efekte mbresëlënëse të proceseve mendore tek të rriturit.
Është e pasur me shumë komponime të fuqishme bimore, duke përfshirë acidin rosmarinik, kamforin dhe apigeninën, të cilat i japin asaj vetitë mbresëlënëse mjekësore. Kur përdoret si suplement, sherebela është treguar se përmirëson gjendjen shpirtërore, vigjilencën, vëmendjen dhe kujtesën.
3. Mentja
Vaji esencial i mentes mund të ndihmojë në rritjen e energjisë, humorit, performancës atletike dhe vigjilencës. Disa studime kanë treguar se thithja e këtij vaji redukton lodhjen, rrit vigjilencën dhe përmirëson kujtesën.
4. Rozmarina
Ashtu si mentja, aroma e vajit esencial të rozmarinës mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës njohëse.
Thithja e vajit esencial të rozmarinës lejon që përbërësit në vaj të hyjnë në qarkullimin e gjakut, nga ku mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e trurit.
Si përfundim
Disa suplemente bimore, duke përfshirë ato të listuara më sipër, mund të kenë potencialin për të rritur energjinë tuaj dhe funksionin e trurit. Mënyra më e mirë për të qenë energjikë dhe të përqendruar është duke patur një mënyrë jetese të shëndetshme që përfshin: një dietë ushqyese, shumë gjumë dhe teknika të reduktimit të stresit, si përfshirja në aktivitet fizik.


