10 ushqimet më të mira për lëkurë të shëndetshme

Një dietë e pasur me yndyrna dhe vitamina të shëndetshme mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës. Shumë fruta dhe perime, duke përfshirë rrushin dhe domatet, përmbajnë përbërës që ndihmojnë në mbrojtjen e saj.

Në një kohë ku shkencëtarët fokusohen më shumë rreth dietës dhe trupit, është gjithnjë e më e qartë se ajo që hani ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe plakjen e lëkurës tuaj.

Ja disa nga ushqimet më të mira që duhet të mbani parasysh:

1. Peshku

Peshqit me yndyrë (salmoni) janë ushqime të shkëlqyera për lëkurë të shëndetshme. Ato janë burime të pasura të acideve yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë dhe të hidratuar. Mungesa e tyre shkakton lëkurë të thatë.

Peshku është gjithashtu një burim i vitaminës E, një nga antioksidantët më të rëndësishëm për lëkurën tuaj. Marrja e mjaftueshme e vitaminës E është thelbësore për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës tuaj kundër inflamacionit.

2. Avokado

Avokadot janë të pasura me yndyrna të shëndetshme. Marrja e mjaftueshme e këtyre yndyrave është thelbësore për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës fleksibël dhe të hidratuar.

Studimet tregojnë gjithashtu se avokado përmban përbërës që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimi i diellit. Rrezet e tij në lëkurën tuaj mund të shkaktojnë rrudha dhe shenja të tjera të plakjes.

Avokadot janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës E, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimi oksidativ.

3. Arra

Arrat kanë shumë karakteristika që i bëjnë ato një ushqim të shkëlqyer për lëkurë të shëndetshme. Ato janë një burim i mirë i acideve yndyrore esenciale, të cilat janë yndyrna që trupi juaj nuk mund t’i prodhojë vetë.

Më specifikisht përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe omega-6.

4. Fara luledielli

Në përgjithësi, frutat e thata dhe farat janë ushqime të mira që përmirësojnë lëkurën.

Një shembull i tillë janë farat e lulediellit. Ato përmbajnë vitaminë E, zink dhe proteina.

5. Patatja e ëmbël

Patatet e ëmbla janë një burim i shkëlqyer i beta karotenit, i cili vepron si një bllokues natyral ndaj diellit dhe mund të mbrojë lëkurën tuaj nga dëmtimi i rrezeve të tij.

6. Brokoli

Brokoli është i pasur vitamina dhe minerale të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, duke përfshirë zinkun, vitaminën A dhe vitaminën C.

Ai gjithashtu përmban luteinë, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimi oksidativ, i cili mund të bëjë që lëkura juaj të bëhet e thatë dhe e rrudhur.

7. Domatja

Domatet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe përmbajnë të gjitha karotenoidet kryesore.

Si të tilla, ato mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit dhe ndihmojnë në parandalimin e rrudhave.

9. Çokollata e zezë

Një studim zbuloi se ngrënia e 20 gramë çokollatë të zezë me përmbajtje të lartë antioksidante në ditë mund të lejojë që lëkura juaj të përballojë mbi dy herë më shumë rrezatim e rrezeve të diellit përpara se të digjet, krahasuar me të ngrënit e çokollatës me pak antioksidant.

Sigurohuni që të zgjidhni çokollatën e zezë me të paktën 70% kakao për të rritur përfitimet.

10. Rrushi i kuq

Rrushi i kuq është i famshëm për përmbajtjen e resveratrolit, një përbërës që vjen nga lëkura e këtij fruti. Resveratroli njihet për një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, ku ndër to është reduktimi i efekteve të plakjes.

Dukshëm, ajo që hani mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin e lëkurës tuaj. Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese thelbësore për ta mbrojtur atë.

Ushqimet në këtë listë janë opsione të shkëlqyera për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe tërheqëse.