Aknet nuk janë vetëm një problem i adoleshencës. Miliona të rritur përballen çdo ditë me shenjat dhe inflamacionin në fytyrë. Por, para se të provoni çdo produkt që shihni në internet, është e rëndësishme të kuptoni pse po ju dalin dhe si t’i trajtoni ato pa e dëmtuar barrierën e lëkurës.
Pse shfaqen aknet?
- Prodhimi i tepërt i sebumit (yndyrës).
- Bllokimi i poreve nga qelizat e vdekura.
- Bakteret (P. acnes).
- Inflamacioni (shpesh nga hormonet ose dieta).
Llojet e Akneve: Cilat keni ju?
- Pikat e zeza dhe të bardha (Komedonet): Poret e bllokuara.
- Papulat dhe Pustulat: Kokrrat e kuqe me ose pa qelb.
- Aknet Cistike: Ato të dhimbshmet që janë thellë në lëkurë.
Përbërësit që “vdesin” për aknet
Acidi Salicilik (BHA): Shkëlqyer për pastrimin e poreve.
Retinoidet: Përshpejtojnë rigjenerimin e qelizave.
Niacinamide: Redukton skuqjen dhe kontrollon yndyrën.
Gabimet që duhen shmangur
- Shtrydhja e akneve (shkakton shenja).
- Larja e tepërt e fytyrës (tharja nxit më shumë yndyrë).
- Mos-përdorimi i hidratuesit.
Rutina e Rekomanduar nga Bionnex:
1. Pastrimi i thellë
Produkti: Laresi ujor Rensaderm per lekure te yndyrshme dhe te prirur ndaj akneve (Larësi për kontrollin e yndyrës)
Çdo rutinë kundër akneve nis me një bazë të pastër. Larësi i Bionnex ndihmon në largimin e papastërtive dhe rregullimin e prodhimit të sebumit që në sekondat e para. Ndryshe nga larësit agresivë, ky produkt pastron poret pa e tharë lëkurën, duke parandaluar atë ndjesinë e ‘tërheqjes’ që shpesh nxit prodhimin e më shumë yndyre.
2. Trajtimi Specifik (Heroi i Rutinës)
Produkti: Bionnex Rensaderm Serum me Acid Salicilik
Nëse keni pika të zeza ose pore të bllokuara, Acidi Salicilik është aleati juaj kryesor. Serumi Bionnex depërton thellë në gjëndrat dhenore për të ‘shkrirë’ yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura. Përdorimi i rregullt i këtij serumi jo vetëm që trajton aknet ekzistuese, por parandalon shfaqjen e shpërthimeve të reja, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar.
3. Hidratimi dhe Kontrolli i Shkëlqimit
Produkti: Bionnex Rensaderm Sebum control Cream (Kremi për kontrollin e sebumit)
Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit me lëkurë me akne është shmangia e kremit hidratues. Kremi Bionnex Rensaderm është i lehtë dhe jo-komedogjenik (nuk bllokon poret). Ai punon gjatë gjithë ditës për të mbajtur lëkurën mat, duke kontrolluar shkëlqimin e tepërt dhe duke qetësuar inflamacionin e shkaktuar nga aknet.


