Çfarë është glukozamina?
Glukozamina është një aminoacid në strukturën e kërcit në trupin tonë. Ka një përbërje xheli që parandalon fërkimin e kërcit dhe nyjeve dhe dëmtimin e tyre.
Cilat janë përfitimet e saj?
Studimet tregojnë se glukozamina ka efekte antioksidante që përmirësojnë shëndetin e syve tuaj. Gjithashtu ajo redukton dhimbjet e kyçeve, veçanërisht tek njerëzit me osteoartrit.
Cilat ushqime përmbajnë glukozaminë?
Nuk ka një ushqim specifik që përmban glukozaminë. Në përgjithësi ajo gjendet në strukturën e kërcit të njerëzve, guaskat e butakëve, kockat e kafshëve dhe guaskat e kërpudhave.
Si përdoret glukozamina?
Glukozamina mblidhet nga kafshët dhe përdoret si shtesë ushqimore në formë kapsule ose tabletash. Përbërësi më i përdorur në ushqim/suplemente dietike është sulfati i glukozaminës.
Nëse keni një sëmundje ose nëse përdorni rregullisht medikamente, rekomandohet të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni suplementin.


