Përfitimet e vajit të farës së zezë

Përfitimet e vajit të farës së zezë

Vaji i farës së zezë është përdorur në mjekësinë tradicionale për mbi 2000 vjet për shkak të përfitimeve të shumta terapeutike.

Studimet tregojnë se mund të ketë aplikime të shumta për shëndetin, duke përfshirë trajtimin e astmës dhe humbjen e peshës. Gjithashtu aplikohet gjerësisht për të trajtuar lëkurën dhe flokët.

Ja disa nga përfitimet kryesore të këtij vaji:

1. Përmban antioksidantë

Vaji i farës së zezë është i lartë në antioksidantë. Ata janë të rëndësishëm për shëndetin, pasi hulumtimet kanë treguar se mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve si: sëmundjet e zemrës, sëmundja e Alzheimerit dhe kanceri.

Në veçanti, vaji i farës së zezë është i pasur me timokinon, i cili ka efekte të fuqishme antioksidante dhe anti-inflamatore. Studimet tregojnë se ky përbërës mund të mbrojë shëndetin e trurit dhe të ndihmojë në trajtimin e disa llojeve të kancerit.

2. Ndihmon në trajtimin e astmës

Astma është një gjendje kronike në të cilën rrugët e frymëmarrjes fryhen dhe muskujt rreth tyre ngushtohen, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen.

Hulumtimet kanë treguar se vaji i farës së zezë, dhe veçanërisht timokinoni në vaj, mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës duke reduktuar inflamacionin dhe relaksimin e muskujve në rrugët e frymëmarrjes.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Studimet tregojnë se vaji i farës së zezë mund të ndihmojë në uljen e indeksit të masës trupore (BMI) tek individët me obezitet, sindromë metabolike ose diabet të tipit 2.

4. Ul nivelet e sheqerit në gjak

Për individët me diabet, nivelet e vazhdueshme të larta të sheqerit në gjak janë treguar se rrisin rrezikun e komplikimeve të ardhshme, duke përfshirë: sëmundjen e veshkave, sëmundjet e syve dhe goditjen në tru.

Disa studime në individë me diabet të tipit 2 tregojnë se një dozë prej 2 gramësh në ditë e farave të zeza të grimcuara mund të ulë ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak.

5. Ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit

Presioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë faktorë kryesorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Një studim të bërë në 90 njerëz me nivele të larta kolesteroli, u vu re se konsumimi i 2 lugë çaji (10 gram) me vaj të farës së zezë pas ngrënies së mëngjesit për 6 javë uli ndjeshëm nivelet e kolesterolit.

Ky vaj gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

6. Përmirëson shëndetin e trurit

Neuroinflamacioni është inflamacion i indeve të trurit. Ai luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve si Alzheimer dhe Parkinson.

Disa studime tregojnë se timokinoni në vajin e farës së zezë mund të reduktojë neuroinflamacionin. Si rrjedhojë, ai ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të përmendura më sipër.

7. Mbron lëkurën dhe flokët

Studimet tregojnë se për shkak të efekteve të tij antimikrobike dhe anti-inflamatore, vaji i farës së zezë mund të ndihmojë në trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës, duke përfshirë: aknet, ekzema, lëkurën e përgjithshme të thatë dhe psoriasis.

Ai gjithashtu ndihmon në hidratimin e flokëve.

Pra dukshëm vaji i farës së zezë ka një sërë benefitesh, që nga trajtimi i astmës apo humbja e peshës e deri tek parandalimi i kancerit.

Përpara se të provoni vajin e farës së zezë, sigurohuni që të bëni një takim me një profesionist të kujdesit shëndetësor për të përcaktuar se sa sasi vaji duhet të merrni.