5 bimët që ndihmojnë në humbjen e peshës

1. Xhinxheri

I përdorur shpesh në mjekësinë popullore si një ilaç natyral për një sërë sëmundjesh, disa kërkime vërtetojnë se xhinxheri mund të ndihmojë gjithashtu në humbjen e peshës.

Studimet tregojnë se konsumimi i tij ul ndjeshëm peshën trupore dhe yndyrën e barkut.

2. Rigoni

Rigoni është nje bimë që përmban karvakrol, një përbërës i fuqishëm që mund të ndihmojë në rritjen e humbjes së peshës.

3. Xhinsengu

Xhinsengu është një nga bimët më të njohura në mjekësinë tradicionale kineze. Shumë studime kanë sugjeruar se kjo bimë e fuqishme mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Gjithashtu, një studim i vogël zbuloi se marrja e xhinsengut korean dy herë në ditë për tetë javë rezultoi në reduktime të dukshme të peshës trupore, si dhe ndryshime në përbërjen e mikrobiotës së zorrëve.

4. Turmeriku

Turmeriku është një erëz e njohur për aromën, ngjyrën e theksuar dhe vetitë e fuqishme medicinale. Shumica e përfitimeve të tij shëndetësore i atribuohen pranisë së kurkuminit, një kimikat që është studiuar gjerësisht për efektet e tij fantastike, nga inflamacioni deri tek humbja e peshës.

Një studim në 44 njerëz me mbipeshë, tregoi se marrja e turmerikut dy herë në ditë për një muaj ishte efektive në uljen e yndyrës në bark.

5. Kanella

Kanella është një erëz aromatike e pasur me antioksidantë e cila ofron disa përfitime shëndetësore.

Është veçanërisht efektive në stabilizimin e sheqerit në gjak, i cili mund të ndihmojë në uljen e oreksit dhe urisë.