6 përfitimet shëndetësore të angjinares

Angjinaret janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese. Ato gjithashtu mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës, të mëlçisë dhe tretjen.

Kjo bimë e ka origjinën në Mesdhe dhe është përdorur për shekuj me radhë për vetitë e saj medicinale.

Ja tek janë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të saj:

1. E pasur me lëndë ushqyese

Angjinaret janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Veçanërisht në sasi të lartë kanë vitaminën C.

Ndërkaq përmbajnë edhe shumë: proteina, fibra, magnez, vitaminë B6 etj.

2. Përmirëson nivelet e kolesterolit

Ekstrakti i gjetheve të angjinares mund të ketë një efekt pozitiv në nivelet e kolesterolit.

Një studim tregoi se ajo mund të zvogëlojë ndjeshëm nivelet e triglicerideve, kolesterolit total dhe kolesterolit LDL.

3. Redukton presionin e gjakut

Ekstrakti i angjinares mund të ndihmojë njerëzit me presion të lartë të gjakut.

Në fakt, disa studime kanë gjetur se ajo mund të zvogëlojë ndjeshëm presionin e gjakut sistolik dhe diastolik tek njerëzit me presion të lartë të gjakut.

Përveç kësaj, angjinaret janë një burim i mirë i kaliumit, i cili ndihmon në këtë proces.

4. Përmirëson mëlçinë

Ekstrakti i gjetheve të angjinares mund të mbrojë mëlçinë tuaj nga dëmtimi dhe të nxisë krijimin e indeve të reja.

5. Rregullon sheqerin në gjak

Angjinarja mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Në një studim të bërë, u pa se përdorimi i saj përmirësoi kontrollin e sheqerit në gjak dhe disa aspekte të tjera të shëndetit metabolik, të tilla si nivelet e kolesterolit dhe perimetri i belit, pas 8 javësh.

6. Përmirëson tretjen

Angjinarja është një burim mjaft i mirë i fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në mbajtjen e sistemit tuaj të tretjes të shëndetshëm, duke reduktuar rrezikun e disa llojeve të kancerit të zorrëve dhe duke lehtësuar kapsllëkun dhe diarrenë.

Sipas disa studimeve, ekstrakti i angjinares mund të sigurojë gjithashtu lehtësim nga simptomat e dispepsisë, të tilla si fryrje dhe urth.

Pra dukshëm, angjinarja është një bimë me pak karbohidrate e cila ofron përfitime të shumta shëndetësore.

Thënë kjo, konsumimi i rregullt i saj mund të mbajë nën kontroll nivelet e kolesterolit, presionin e gjakut, shëndetin e mëlçisë dhe nivelet e sheqerit në gjak.